image Haradinaj: Kosova të hënën duhet ta mbyllë marrëveshjen me Serbinë, e vetmja që nuk i gëzohet kësaj është Rusia

Politikë

Haradinaj: Kosova të hënën duhet ta mbyllë marrëveshjen me Serbinë, e vetmja që nuk i gëzohet kësaj është Rusia

news image

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, beson se Kosova duhet ta mbyllë të hënën marrëveshjen me Serbinë.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, në seancës e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se në këtë mënyrë do të ndalej agjenda ruse në rajonin e Ballkanit.

“Çka mund të bëjmë ne për ta zmbrapsë agjendën ruse në Ballkan. Ne mund të ndihmojmë koalicionin global kundër Rusisë edhe me veprimet tona. Kemi folur për planin franko-gjerman, dhe pse Kosova me pranimin e këtij plani ec përpara në planin e sigurisë”, ka thënë Haradinaj.

Ai para deputetëve ka thënë se vetëm Rusia nuk i gëzohet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“I vetmi vend në botë që nuk i gëzohet arritjes marrëveshjes Kosovë-Serbi është Rusia. Si mund të veprojë Kosova, mundet të hënën ta mbyllë marrëveshjen, jo vetëm të japë sinjale pozitive por ta mbyllë marrëveshjen”, është shprehur Haradinaj.

/GazetaSinjali/