image Haradinaj: Kosova i përkrah sulmet e SHBA-së në Irak dhe Siri

Pozicionimi/ Haradinaj: Kosova i përkrah sulmet e SHBA-së në Irak dhe Siri

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova i përkrahë sulmet e fundit të SHBA-së në Irak dhe Siri.

Haradinaj ka vlerësuar se “veprimet e shpejta mbrojtëse ndaj kërcënimeve dhe sulmeve të organizatës Kata’ib Hizbollah janë të domosdoshme në çrrënjosjen e terrorit dhe në ndërtimin e paqes në botë”.

“Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin kundër terrorizmit të udhëhequr nga ShBA-të dhe përkushtohet në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Kata’ib Hizbollah dhe organizatat tjera të ngjajshme nuk do të mund ti realizojnë qëllimet e tyre përmes terrorit e dhunës e aq më pak të përkrahura nga shtetet të cilat janë kundër lirisë e paqes”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1533380236786385?__tn__=-R