image Ambasadori Kosnett flet me Haradinajn për gjendjen politike në Kosovë

Kosovë

Ambasadori Kosnett flet me Haradinajn për gjendjen politike në Kosovë

news image

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin Philip Kosnett dhe zyrtaren politike Marissa Polnerow, të cilët diskutuan sfidat me të cilat përballet Kosova dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar stabilitetin rajonal, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në Facebook i cili tha se morën mbështetjen e plotë amerikane për tejkalimin e gjendjes në të cilën sot ndodhet vendi ynë.

“Ambasadorin e falënderoj për kujdesin e tij. Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara është e përjetshme”, shkroi ai. /Gazeta Sinjali/