image Haradinaj: Ju siguroj, nuk guxon askush ta prekë territorin e Kosovës

Kosovë

Deklaratë/ Haradinaj: Ju siguroj, nuk guxon askush ta prekë territorin e Kosovës

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk guxon askush që ta prekë territorin e Kosovës. Ai ka thënë se shqiptarët janë dëmtuar mjaftueshëm përgjatë historisë, por kjo gjë i përket të kalurës.

“Ju siguroj që nuk guxon askush me prekë kufijtë e Kosovës. Kosova është kompromisi më i vogël i shqiptarëve në Ballkan. Ka përfundu koha e marrjes së territoreve të shqiptarëve.

Këto janë të kalume, nuk lejohen më”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se me dorëheqjen e tij në vitin 2019, është dëshmuar që marrëveshjet për ndarje të territoreve nuk mund t’i detyrohen Kosovës. Ai ka thënë se kundërshtimi i një plani për ndarrje territoriale, ka nisur në vitin 2017, me kundërshtimin e dialogut të Mogherinit.

“Plani është kundërshtu në vitin 2017, kur është kundërshtu dialogu i Mogherinit. U hoq ai dialog. Mogherini ishte jotransparente edhe me BE-në, nuk i tregonte Merkelit dhe Macronit se çka po ndodh. U zhvendos dialogu. U involvu Shtëpia e Bardhë. Në vitin 2019 është konstatu që kjo çështje nuk guxon me vazhdu, sepse kjo është gjë është e rrezikshme. Është dëshmu që nuk ka instrument që mundet me detyru Kosovën për me nda territorin”, ka theksuar Haradinaj./ Gazeta Sinjali/