image Haradinaj ironizon me rrahjen e Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Kosovë

Debat/ Haradinaj ironizon me rrahjen e Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

news image

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj është deklaruar lidhur me rrahjen ndërmjet kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj e Haki Abazi.

Gazeta Sinjali dje ka publikuar pamje ekskluzive nga rrahja në mes të Molliqajt e Abazit.

Haradinaj i ka ftuar Molliqajn e Abazin për Hiking në mënyrë që të shpenzojnë energjinë e tepërt.

“Për këta që kanë energji tepër i kisha lutë me dalë me ecë nëpër bjeshkët e Kosovës, i kemi shumë të bukura, me shpenzu energjinë. I ftoj për Hiking si Dardanin si Abazin”, ka deklaruar Haradinaj në Rubikon.

Tutje ai tha se deri më tani fushta zgjedhore ka shkuar shumë mirë, pa incidente./Gazeta Sinjali/