image Haradinaj ia uron Zvicrës Ditën Kombëtare: Shtëpia e dytë e qindra mijëra shqiptarëve

Politikë

Haradinaj ia uron Zvicrës Ditën Kombëtare: Shtëpia e dytë e qindra mijëra shqiptarëve

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka uruar shtetin e Zvicrës për nder të Ditës Kombëtare të këtij shteti.

Haradinaj ka thënë se shteti i Zvicrës është shtëpia e dytë e qindra mijëra shqiptarëve.

Sipas tij, Zvicra përveç shtëpi për ta, u bë edhe strehë e organizatave që kishin mision lirinë dhe krijimin e shtetit të Kosovës.

Andaj, ai thotë se Kosova është me fat që ka një aleat si Zvicra.

“Zvicra, që është shtëpi e dytë e qindra mijëra shqiptarëve, sot shënon Ditën Kombëtare. Në ditën më të rëndësishme për ta, uroj përzemërsisht institucionet dhe popullin bujar zviceran.”

“Konfederata Helvetike ishte strehë e shumë bashkatdhetarëve tanë, por edhe e shumë organizimeve tona për liri, përkrahëse e jashtëzakonshme në proceset e krijimit dhe shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. Jemi me fat që kemi aleatë të tillë”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/