Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se duhet të vendoset sa më parë drejtësia për krimet serbe në Kosovë, e ata që kryen këto krime, të marrin dënimin meritor.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kujtuar masakrën në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq, për të cilën thotë se është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tij, Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të pafajshëm e të pambrojtur, që u ekzekutuan barbarisht nga shteti serb, në tentim të spastrimit etnik.
“Masakra në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq, është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës. Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të pafajshëm e të pambrojtur, që u ekzekutuan barbarisht nga shteti serb, në tentim të spastrimit etnik. Drejtësia duhet të vendoset sa më parë, e ata që kryen këto krime, të marrin dënimin meritor. I përjetshëm kujtimi për të rënët”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/