image Haradinaj apel institucioneve të sigurisë të punojnë më shumë në parandalimin e vjedhjeve

Politikë

Haradinaj apel institucioneve të sigurisë të punojnë më shumë në parandalimin e vjedhjeve

news image

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rasteve të grabitjeve të fundit që kanë ndodhur ditëve të fundit në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se askush nuk mund ta rrezikojë sigurinë në vend, rastet e fundit të grabitjeve dhe të vjedhjeve janë alarm për institucionet e sigurisë.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:

Askush nuk mundet ta rrezikojë situatën e sigurisë në vend. Rastet e fundit të grabitjeve dhe vjedhjeve janë alarm për institucionet e sigurisë.

I bëj apel të gjitha institucioneve të sigurisë që si çdoherë të jenë në krye të detyrës e të japin provimin duke ndjekur dhe kapur këta kriminelë, por edhe të punojnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie.

Për festat e fundvitit bashkë me familjarët dhe bashkatdhetarët tanë që vijnë në Kosovë, duhet të jemi të qetë.

/Gazeta Sinjali/