image Haradinaj akuzon Ramën se kur ka folur për ndarje i ka shpallur luftë Kosovës

Kosovë

Politikë/ Haradinaj akuzon Ramën se kur ka folur për ndarje i ka shpallur luftë Kosovës

news image

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar replikat në distancë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Haradinaj ka thënë se ai po mundohet të harrojë Edi Ramën por ky i fundit nuk po harron ta përmend atë.

“Unë nuk jam më kryeministër nuk e di pse po i nevojitem atij. Ndoshta për luftën e brendshme, ndoshta për Vuçiqin. Habitem pse akoma po merret me mua”.

I pari i AAK-së thotë se falënderon Ilir Metën për deklaratat në mbështetje të tij në raportet me Edi Ramën.

“Në Kosovë ka respekt për institucionet shqiptare. Por ndryshe është situata me Edi Ramën. Duhet të ketë reagime nga Shqipëria pasi ai me të vërtet po e tepron Edi Rama. Ai nuk duhet t’i fusë hundët shpesh në punët e brendshme të Kosovës”.

Ish-kryeministri i Kosovës thotë se replikat me Edi Ramën mund ta tensionojnë situatën ndër shqiptare edhe më tej.

Ai thotë se kur flitet për ndarje të Kosovës është një shpallje e luftës.

I pyetur nëse Edi Rama i ka shpallur luftë Kosovës, Haradinaj është përgjigjur: “Kur flitet për ndarje ju e dini se çfarë është ajo. Aty ka agresion territorial, kushtetues e politik”, ta ndër të tjera Ramush Haradinaj. /Gazeta Sinjali/