image "Hapja e arkivave të UÇK-së"/Çitaku: Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë

Politikë

“Hapja e arkivave të UÇK-së”/Çitaku: Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora ka folur për hapjen e arkivave të UÇK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo tha se hapja e arkivave të UÇK-së është një kërkesë që Serbia e ka prezantuar që në fillimet e dialogut sepse dëshiron të barazojë politikat e saj kriminale dhe gjenocidin me luftën çlirimtare të Kosovës.

Nënkryetarja e PDK-së tha se çështja që arkivat supozohet se do të zbulojnë se UÇK-ja ka dashur zhdukjen e popullatës Serbe në Kosovë, nuk qëndron aspak.

Sipas Çitakut, qeveria e Kosovës nuk e ka as vetë të qartë se për çfarë ka rënë dakord në Bruksel.

Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë dhe tani unë druaj që Serbia do të refuzojë të na ndihmojë në gjetjen dhe në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur duke thënë se, ju nuk po na ndihmoni ne dhe as ne nuk do ju ndihmojmë ju”, tha ajo për Euronews Albania, përcjell Gazeta Sinjali.

Çështja e hapjes së arkivave të UÇK-së, ku pala kosovare dhe ajo serbe kanë rënë dakord për hapjen e të gjitha arkivave duke përfshirë edhe ato të Kosovës, ka ngjallur reagime të ashpëra, ku reagime të shumta pati kryesisht nga ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Çitaku tha se qeveria nuk ka qenë e qëndrueshme dhe se pret një plan të mirëfilltë, jo të detajuar nga qeveria që do të ketë mbështetje dhe nga opozita ku të paktën të ketë afate kohore dhe procesi të mbyllet me njohje reciproke./GazetaSinjali/