image Hapi lokalin në "Orën Policore", policia arreston pronarin në Gjilan

Kosovë

Parandalimi/ Hapi lokalin në “Orën Policore”, policia arreston pronarin në Gjilan

news image

Një person është arrestuar pasi ka hapur lokalin në orarin e paraparë për të qëndruar mbyllur. I njejti në Gjilan i ka lejuar disa klientë brenda dhe u ka shërbyer pije.

Sipas raportit të policisë i dyshuari ka thyer urdhrin e vendimit të qeverisë për parandalimin e virusit Covid-19.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë që numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 86./ Gazeta Sinjali/