Sot është bërë hapja e pikës së re kufitare Stanqiq – Bellanoc mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Haziri përmes një postimi në Facebook tha se hapja e kësaj pike është realizim i ëndërrës për lëvizje të lirë.
“Hapja e pikës Stanqiq-Bellanoc është realizim i ëndrrës sonë të përbashkët për qarkullim të lirë dhe afrim me njëri tjetrin. Vendkalimi do të shkurtojë jashtëzakonisht shumë distancën e qarkullimit të lirë të njerëzve, e pas gjashtë muajve, edhe qarkullimin e lirë të mallrave. Urime, në veçanti, Karadakut”, ka shkruar i pari i Gjilanit./Gazeta Sinjali/