image Hapet për vizitorë ish-burgu i Prishtinës

Kosovë

Hapet për vizitorë ish-burgu i Prishtinës

news image

Nesër më 12 qershor në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vendosur të hapë për vizitorë ish-burgun e Prishtinës.

Ish-burgu i Prishtinës ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj”, përkrah stacionit të Policisë Qendra në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ju njoftojmë se nesër (12 qershor 2020), ora10:00, për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të hap për vizitorë ish- Burgun e Prishtinës, i cili ndodhet në Rr. Luan Haradinaj, përkrah Stacionit të Policisë Qendra, në Prishtinë. Ish-burgu do të shndërrohet në muze në të ardhmen. Në hapjen e “Strehës së kujtimeve, Burgut të përndjekjes” për vizitorë, do të marrë pjesë edhe Ministrja Vlora Dumoshi”, thuhet në komunikatën për media të MKRS-së./Gazeta Sinjali/