Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot është hapur panairi “Blej Shqip” në Prishtinë.
Rama përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se panairi do të jetë i hapur deri më datë 29 nëntor.
“Është shumë e rëndësishme që gjeneratat e reja të mos harrojnë vlerat e traditat tona kombëtare dhe t’i kultivojnë ato”, ka shkruar kreu i Prishtinës.