image Han i Elezit: Hajnat thyen një qendër tregtare dhe vodhën mbi 4 mijë euro

Siguri

Han i Elezit: Hajnat thyen një qendër tregtare dhe vodhën mbi 4 mijë euro

news image

Në rrugën Adem Jashari të Hanit të Elezit, në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, hajnat ia vunë syrin një qendre tregtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, persona të panjohur kishin depërtuar me forcë në objektin e një qendre tregtare private, nga e cila arritën që të vjedhin një sasi të konsiderueshme të cigareve, si dhe 4000 euro para të gatshme.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe deri më tani nuk ka ndonjë person të dyshuar.

/Gazeta Sinjali/