image Hamza: VV-ja po i dëmton relacionet me partnerët tonë strategjik

Kosovë

Politikë/ Hamza: VV-ja po i dëmton relacionet me partnerët tonë strategjik

news image

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se Vetëvendosja gjithnjë ka prodhuar probleme për vendin. Sipas Hamzës, VV-ja po i dëmton relacionet me partnerët strategjik të Kosovës.

“Mbi bazën e kësaj çka po shihet deri tani situata është bukur serioze dhe është mirë me reflektu. Realisht nëse e marrim VV-në si parti kanë prodhuar probleme në vazhdimësi për vendin. Edhe kur e marrim te plani i Ahtisarit, refuzimi i negociatave, demarkacionit, taksës, dialogut, gjithmonë ka pas qëndrime që nuk i kanë kontribuar situatës”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se mjafton që SHBA-të me e ndal përkrahjen për Kosovën.

“Po i dëmtojnë relacionet me partnerët tonë strategjik. Sot është shumë rrezik, por mjafton SHBA me ta ndal përkrahjen, jo me të ndëshkuar, veç me ta ndal përkrahjen” , ka thënë Bedri Hamza.

Hamza ka thënë se Kosova nuk mundet t’i shtyjë përpara proceset e rëndësishme pa përkrahjen e SHBA-ve dhe BE-së.

“Ne e dimë që deri këtu jemi ardhur bashkë me partnerët tanë strategjik nuk e kemi pas fuqinë me ardhur vet. Unë nuk e besoj që kemi fuqinë me i shty përpara proceset pa mbështetje të SHBA-ve dhe BE-së. Nuk e përkrahi as një kryeministër që i vë në dilemë raportet me SHBA-në”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/