image Hamilton shtang të gjithë: Dua të heq dorë nga gjithçka, të zhdukem komplet

Sporte të tjera

Formula 1/ Hamilton shtang të gjithë: Dua të heq dorë nga gjithçka, të zhdukem komplet

news image

Një mesazh befasues nga Lewis Hamilton ka habitur të gjithë pasditen e së martës. Anglezi i famshëm i “Formula 1” ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke kritikuar situatën në botë. 

“Sinqerisht, dua të heq dorë nga gjithçka,” shkruan ai në Instagram.

“Të zhdukem komplet. Pse të mundohem kur bota është një rrëmujë kaq e madhe dhe njerëzve nuk u intereson. Do të largohem për një kohë për të reflektuar. Faleminderit juve që e doni botën”, ka shkruar ai në InstaStory.