Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.
Abazi e ka bërë të ditur kërcënimin përmes një postimi në Facebook.
” Fyerje e kërcnime me flamur të policisë së Kosovës mbrapa dhe me mburojë PDK-në”, ka shkruar Abazi.
Kujtojmë se para disa ditësh ishte kërcënuar edhe kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, nga anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.
“Albin Kurti i ka 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në Facebook.
Pas kësaj, Hoti lëshoi një tjetër deklaratë ku thotë se postimi kërcënues për Albin Kurtin ishte ‘gabim teknik’./Gazeta Sinjali/