image Haki Abazi flet për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Kosovë

Haki Abazi flet për rrëzimin e Qeverisë Kurti

news image

Zëvendëskryeministri i dytë në Qeverinë e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë nuk është “nami i botës”.

Abazi ka thënë se LDK mund ta rrëzoj Qeverinë, por duhet ta arsyetojë.

“Rrëzimi i Qeverisë nuk është ‘nami i botës’ kur kemi përballë një interes kaq të madh Reciprociteti”, tha ai.

Zëvendëskryeministri ka thënë se Qeveria merr vendime duke bërë analiza shumë më gjithëpërfshirëse.

“Nuk ka shqiptarë që e vë në pikëpyetje raportin strategjik me Amerikën, pos një njeriu, e ai është Presidenti”.

Zëvendëskryeministri i dytë në Qeverinë e Kosovës, ka folur edhe për një telefonatë të parealizuar mes kryeminsitrit Kurti dhe zyrtarëve të lartë amerikanë.

Abazi ka thënë se thirrja ka ndodhur kur Kurti nuk ka qenë në gjendje të pranojë telefonatën.

Ai ka thënë se Kurti ka zhvilluar bisedë me zyrtarët amerikanë gjatë ditës.

“Ka shumë raste që për një çështje teknike thirrja nuk ka ardhur në mobil. Nuk ka arsye pse Kurti të mos pranojë telefonatë nga zyrtarët amerikanë”, tha Abazi. /Gazeta Sinjali/