image Hakerët sulmojnë sistemin e Apple

Teknologji/ Hakerët sulmojnë sistemin e Apple

news image

Revista prestigjioze amerikane “Forbes”, ka bërë të ditur se një dobësi e re në sistemin operativ iOS të Apple, prek me qindra milionë iPhone, iPads dhe iPod.

Sipas revistës, hakerët po tentojnë që t’i heqin kompanisë kontrollin mbi pajisjet e veta dhe të ngarkojnë çfarëdolloj soft-ueri që t’u pëlqejnë.

Ky lloj hakerimi, i mbiquajtur checkm8 nga një studiues që ka preferuar të mos idetifikohet me emrin e vërtetë, por vetëm si axi0mX, përbën “ një mundësi shfrytëzimi të përhershëm e të padiktueshëm për qindra miliona pajisje iOS”.

Kjo do të thotë se hakerat mund të marrin kodin e lëshuar nga axi0mX në Github dhe potencialisht të shkarkojnë firmëare-in (bërthamën e sistemit operativ) në një iPhone.

Kjo nënkupton se do t’i hiqnin Apple kontrollin nga pajisja dhe mund të bënin çfarë të donin me të, ndonëse kjo do të kërkonte dhe disa veprime shtesë.

Shumica e gjeneratave të iPhone dhe iPad janë të prekshëm: nga iPhone 4S (chip A5) tek iPhone 8 dhe iPhone X (chip A11)”, ka shkruar axi0mX në rrjetin social Twitter.

Por rreziku për përdoruesit është i kufizuar: Studiuesi tha që veprimi mund të “shkaktohet vetëm me USB”, dhe kërkon qasje fizike pasi nuk mund të kryhet në distancë./Gazeta Sinjali/