image Hajni vjedh armën dhe ia mbath nëpër terr

Kosovë

Prishtinë/ Hajni vjedh armën dhe ia mbath nëpër terr

news image

Një hajdut kishte hyrë mbrëmë me forcë në një shtëpi në kryeqytet. Cak veprës së tij kishte qenë një armë e gjatë.

Ankuesi ka raportuar në polici se “mysafiri” i panjohur kishte hyrë brenda me forcë dhe ia kishte vjedhur një armë gjuetie me kalibër 12 mm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Afrim Abazi” në Prishtinë.  

Arma e vjedhur ishte me leje të skaduar qe një vit ndërsa pronari ishte në procedurë të legalizimit të saj. 

Menjeherë pas lajmërimit të rastit, ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/