image Hajni që po bën kërdi në marketet e ‘Viva Fresh’ në Prishtinë – kapet nga sigurimi, lirohet nga Prokuroria (PAMJE)

Ekskluzive

Hajni që po bën kërdi në marketet e ‘Viva Fresh’ në Prishtinë – kapet nga sigurimi, lirohet nga Prokuroria (PAMJE)

news image

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Një ndër hajnat që po bën kërdi në markete dhe i cili ka rënë për të disatën herë në prangat e Policisë dhe sërish është liruar nga Prokuroria është edhe Lirim Xhurakovci, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 35-vjeçari është kapur së paku pesë herë duke kryer vjedhje në marketet e ‘Viva Fresh Store’ dhe sërish është lënë i lirë, vepër kjo të cilën e ka përsëritur në vazhdimësi. Syri Group është kompania e sigurimit që disa herë e ka zënë në flagrancë, por autoritetet janë treguar dorëlirë dhe asnjëherë deri më tani nuk kanë urdhëruar masë sigurie.

Ai është njëri ndër të dyshuarit që është kapur muajin e kaluar bashkë me dy persona të tjerë, të cilët duke vepruar si grup kanë kryer rreth 13 vjedhje nga muaji qershor deri në muajin tetor në marketet kryesisht të ‘Viva’-s në Prishtinë.

Gazeta Sinjali ka siguruar edhe pamje ekskluzive të disa prej vjedhjeve të kryera nga vet Lirimi dhe ‘ndihmësi’ i tij, të cilët siç shihen në videon e mëposhtme, me plan arrijnë të vjedhin gjësende ushqimore në disa markete dhe më pas largohen.

???? Hajni që po bën kërdi në pikat e ‘Viva Fresh’ në Prishtinë nuk ka të ndalur – kapet dhe lirohet nga Prokuroria ????

???? Hajni që po bën kërdi në pikat e ‘Viva Fresh’ në Prishtinë nuk ka të ndalur – kapet dhe lirohet nga Prokuroria ????

Posted by Sinjali on Monday, November 28, 2022

Trajtimi i tillë nga ana e Prokurorisë i personave që janë recidivistë të vjedhjeve mund të ndikojë në rritjen e kësaj dukurie, duke i shtyrë kështu hajdutët të mos ia kenë frikën organeve të rendit, për shkak të mosmarrjes së masave të duhura preventive që parandalojnë krimet e kësaj natyre.

/GazetaSinjali/