image Hajni në Klinë futet me forcë në një shtëpi, e vjedh televizorin dhe një shishe raki

Kosovë

Arrestim/ Hajni në Klinë futet me forcë në një shtëpi, e vjedh televizorin dhe një shishe raki

news image

Një hajn në Klinë ka zgjedhur të vjedh një televizor dhe një shishe raki pasi ka arritur të futet në shtëpinë e një qytetarë në Klinë mesditën e 4 janarit.

Ai dje është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ditë më parë kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar dhe ka vjedhur një televizor dhe një shishe me raki”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/