image Hajni futet në një lokal në Prishtinë, kërcënon me gurë një femër

Siguri

Hajni futet në një lokal në Prishtinë, kërcënon me gurë një femër

news image

Siç duket e shtuna e kësaj jave ka qenë dita më aktive e hajnave, sepse vetëm brenda kësaj dite janë raportuar raste të grabitjeve të armatosura, vjedhje e madje edhe tentativa për të kryer grabitje, raporton Gazeta Sinjali.

Një ndër caqet e hajnave gjatë ditës së djeshme ishte lokali “Frutaria” në Prishtinë, i cili gjendet në rrugën “Isa Kastrati”.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali, punëtorë të lokalit, bëjnë të ditur se një burrë pasi që kishte hyrë në lokal e kishte kanosur me gur viktimën femër dhe i kishte kërkuar para.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda prokurorisë se pasi që është arrestuar dhe marrë në pyetje, i dyshuari ka shfaqur shenja të çrregullimit psikik dhe si pasojë e kësaj është liruar./Gazeta Sinjali/