image Hajnat vodhën mbi 10 revole nga poligoni i gjuajtjes në Novobërdë

Siguri

Hajnat vodhën mbi 10 revole nga poligoni i gjuajtjes në Novobërdë

news image

Gjatë ditës së sotme persona të panjohur kanë arritur të vjedhin mbi 10 revole nga një poligon i gjuajtjes në fshatin Koretishtë të Novobërdës, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se të dyshuarit kanë thyer murin duke depërtuar te vendi ku ruhen armët me ç’rast edhe ka ndodhur vjedhja.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe po merren me rastin.

Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar. /Gazeta Sinjali/