image Hajnat vjedhin para në një xhami në Prizren

Siguri/ Hajnat vjedhin para në një xhami në Prizren

news image

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një xhami të Prizrenit.

Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes në faltoren që gjendet rrugën “Jusuf Balaj”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Hajdutët kanë hyrë dhunshëm në brendinë e xhamisë dhe kanë vjedhur para nga arka.

“Imami i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë dhe nga  kasaforta i kanë vjedhur 60 € para të gatshme.” Bën të ditur Policia e Kosovës.

 Njësiti policor është duke hetuar rastin./Gazeta Sinjali/