Një shtëpi në Vushtrri, mbrëmjen e dy nëntorit ka qenë cak i hajnav, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëjnë me dije sinjalizues të Gazetës Sinjali, rreth orës 19:00, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi në Vushtrri dhe nga aty kanë arritur që të vjedhin stoli ari në vlerë të 8 mijë e 200 eurove si dhe 2 mijë e 200 euro para të gatshme.
Rastin e vjedhjes për Gazeta Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë thënë se rasti është hapur si “Vjedhje”.