image Hajnat thyejnë një shtëpi në Kaçanik, vjedhin mijëra euro para e ari

Siguri

Hajnat thyejnë një shtëpi në Kaçanik, vjedhin mijëra euro para e ari

news image

Vjedhjet e rënda nëpër shtëpi po vazhdojnë të shpeshtohen gjatë stinës së dimrit në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë avaz të vjedhjeve u thye edhe një shtëpi mbrëmë rreth orës 18:00, në fshatin Kaçanik i Vjetër të Kaçanikut.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj kanë bërë të ditur se në këtë shtëpi, të dyshuarit u futën duke e thyer derën e shtëpisë dhe aty vodhën para, si dhe stoli ari.

Sipas këtyre burimeve, të dyshuarit vodhën rreth 3 mijë euro para të gatshme, dy ora dore dhe rreth 1 mijë e 500 euro stoli ari./Gazeta Sinjali/