image Hajnat thyejnë barnatoren në Viti, vjedhin barna në vlerë 20 mijë euro

Siguri

Hajnat thyejnë barnatoren në Viti, vjedhin barna në vlerë 20 mijë euro

news image

Mes orës 03:00 dhe 04:00 të mëngjesit të sotëm, disa persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e barnatores “Koha” në fshatin Pozhoran të Vitisë dhe aty kanë vjedhur barna të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Burime brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se pronarja e barnatores ka thënë se vlera e barnave që janë vjedhur është 20 mijë euro.

Mësohet po ashtu se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, si dhe njësiti i krim-teknikës për procesim të vendngjarjes.

Burime të njëjta i kanë thënë Gazetës Sinjali se rasti është ende duke u hetuar nga njësiti i hetimeve./Gazeta Sinjali/