Tri vjedhje të rënda kanë ndodhur brenda tri lokaleve të ndryshme gjatë ditës së dielë në Pejë, raporton Gazeta Sinjali. Në të tri rastet hajnat kanë depërtuar me forcë.
Përveç vjedhjes në dyqanin në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë ku sipas viktimës vlera e dëmit llogaritet të jetë rreth 850 euro, vjedhje e rëndë ka ndodhur edhe në një dyqan në rrugën “Konferenca e Bujanit” aty dyshohet se nga arka metalike janë vjedhur 150 euro dhe 50 funta, ndërsa në rrugën “Faik Konica” konkretisht në një lokal “fast food” dyshohet se është vjedhur një motoçikletë, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibra.
Tri rastet janë duke u hetuar, të dyshuarit nuk janë kapur ende nga policia.
Përveç në komunën e Pejës, gjatë ditës së djeshme ka pasur vjedhje edhe në Klinë, Istog dhe komuna të tjera. /Gazeta Sinjali/
Pamje nga vjedhja në dyqanin në rrugën “Mbretëresha Teutë”.