image Hajni i maskuar hyri me forcë brenda dyqanit në Pejë, vodhi derisa 'u lodh' dhe iku (Video)

Kosovë

Siguri/ Hajni i maskuar hyri me forcë brenda dyqanit në Pejë, vodhi derisa ‘u lodh’ dhe iku (Video)

news image

Në orët e para të mëngjesit të së dielës në dyqanin “NTP Urata-a” në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ka ndodhur një vjedhje. Sipas pamjeve që ka siguruar Gazeta Sinjali, hajni i maskuar fillimisht ka tentuar që të thyej me një mjet të fortë kamerën e sigurisë, pastaj ka lëvizuar nëpër lokal brenda të cilit ka vjedhur gjësende të ndryshme me vlerë.

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se hajni ka vjedhur 7-8 orë të dorës, pako të shumta me cigare, dëgjuese, numra telefonikë dhe gjëra të tjera. Vlera e dëmit llogaritet të jetë rreth 850 euro.

Përkundër tentimeve të tij për t’i thyer kamerat e sigurisë, pamjet e vjedhjes janë filmuar të cilat i posedon edhe Policia e Kosovës. /Gazeta Sinjali/