image Hajnat tentojnë të futen në një shtëpi në Leposaviq – thyejnë dritaret dhe zhduken pa lënë gjurmë

Siguri

Hajnat tentojnë të futen në një shtëpi në Leposaviq – thyejnë dritaret dhe zhduken pa lënë gjurmë

news image

Një tentativë për vjedhje të rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Leposaviq, ku persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të depërtojnë në një shtëpi, duke dëmtuar dritaret e objektit, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se viktimë e rastit është M. J. 42 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 18 korrik, rreth orës 20:00, në fshatin Jevtiq të Leposaviqit.

Ankuesi ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kishin thyer dritaret e shtëpisë së xhaxhait të tij, duke tentuar të depërtojnë në objekt.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore, hetuesit dhe krimteknika, të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur provat materiale me qëllim identifikimin e autorëve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë në tentativë”.

Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/