image Hajnat të pandalshëm, vjedhin mbi 11 mijë euro ari e para në një shtëpi në Vushtrri

Siguri

Hajnat të pandalshëm, vjedhin mbi 11 mijë euro ari e para në një shtëpi në Vushtrri

news image

Është bërë pothuajse e pamundur që të kalojë një ditë pa u raportuar për raste të vjedhjeve e grabitjeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i vjedhjes ka ndodhur dje në rrugën “Kruja” në Vushtrri, rreth orës 17:00, ku një person ka raportuar se në shtëpinë e tij kishin hyrë me forcë dy të mitur.

Gazeta Sinjali mëson se të miturit dyshohet se kishin vjedhur stoli ari në vlerë 7 mijë e 800 euro dhe para të gatshme në vlerë prej 3 mijë e 700 euro nga dy kasaforta të metalta që gjendeshin në shtëpinë e viktimës.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili e ka siguruar urdhëresën për bastisje të shtëpive nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Këto burime njoftojnë se pas bastisjes në dy lokacionet e dyshuara nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërkaq hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, mirëpo i njëjti nuk kishte informacion për këtë rast. /GazetaSinjali