Objekti i një poligoni në magjistralen Prishtinë – Ferizaj është thyer nga disa persona të panjohur, të cilët kanë arritur të futen brenda, dje rreth orës 08:00 të mëngjesit, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga aty, sipas raportit 24-orësh të policisë, të dyshuarit kanë arritur që të marrin një pushkë ajrore dhe tri pistoleta, por që janë penduar shumë shpejt.
Të dyshuarit armët që i kanë marrë brenda objektit, i kanë lënë në pragun e poligonit dhe kanë ikur.
Pronari i lokalit, i cili Gazeta Sinjali mëson se është poligoni “Reload”, ka raportuar në polici se nuk e di nëse është vjedhur diçka./Gazeta Sinjali/