image Hajnat futen në një shtëpi në Lipjan, vjedhin rreth 5 mijë euro stoli ari

Siguri

Hajnat futen në një shtëpi në Lipjan, vjedhin rreth 5 mijë euro stoli ari

news image

Një shtëpi në fshatin Vrellë të Lipjanit ka qenë cak i hajnave paraditen e së shtunës, raporton Gazeta Sinjali.

Hajnat kanë arritur që të depërtojnë me forcë brenda shtëpisë rreth orës 10:00, ku kanë vjedhur stoli ari.

Gazeta Sinjali mëson se vlera e stolive të vjedhura është rreth 4 mijë e 900 euro.

Ndërkaq, policia njofton se rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/