Një shtëpi në fshatin Soponicë të Kaçanikut ka qenë cak i hajnave të mërkurën, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se të dyshuarit kanë arritur të futen me forcë në shtëpi, ku kanë vjedhur bizhuteri, stoli ari dhe para.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore kanë bërë të ditur se shuma e parave të vjedhura është rreth 10 mijë euro./Gazeta Sinjali/