image Hajnat e komjuterëve në aksion, dy vjedhje të rënda në Prishtinë

Siguri

Hajnat e komjuterëve në aksion, dy vjedhje të rënda në Prishtinë

news image

Dy lokale në kryeqytet kanë qenë cak i hajnave të kompjuterëve orët e para të ditës së sotme, raporton Gazeta Sinjali.

Një burim brenda prokurorisë i ka thënë Sinjalit se brenda 20 minutave, dy lokale në Prishtinë janë thyer nga persona të dyshuar, të cilët kanë vjedhur kompjuterë në vlerë të mijëra eurove.

Sinjali mëson se vjedhja e parë e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Mahir Domi” në lagjen “Tophane” të Prishtinës.

Atje, disa persona të dyshuar janë futur me forcë brenda një lokali, ku kanë vjedhur dy kompjuterë, vlera e të cilëve është rreth 1 mijë e 800 euro

Vetëm 20 minuta më vonë, rreth orës 04:30, u thye edhe lokali i dytë. Në “My travel”, lokalin që gjendet në rrugën “Dritan Hoxha”, Sinjali merr vesh se janë vjedhur tre kompjuterë, të cilët vlejnë rreth 2 mijë euro.

Ky burim ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit të dyja rastet janë hapur si “Vjedhje e rëndë”./Gazeta Sinjali/