image Hajnat e armatosur ia zënë pritën burrit në Prishtinë, e rrahin dhe ia vjedhin paratë e telefonin

Siguri

Siguri/ Hajnat e armatosur ia zënë pritën burrit në Prishtinë, e rrahin dhe ia vjedhin paratë e telefonin

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Siç njofton policia, persona të armatosur ia kanë zënë pritën me veturë një personit, të cilin fillimisht e kanë goditur e më pas ia kanë vjedhur çantën me para dhe telefonin.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 10.02.2020-14:10. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizë me veturë, tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur ia kishin zënë pritën me veturën e tyre, nën kërcënimin e armës  dhe goditjes që ia kishin bërë me dorëzën e armës të dyshuarit ia kishin grabitur një çantë në të cilën kishte pas  para  dhe një telefon. Më pas  të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/