image Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Prizren, marrin ari e para në vlerë të mbi 5 mijë eurove

Siguri

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Prizren, marrin ari e para në vlerë të mbi 5 mijë eurove

news image

Vjedhjet muajt e fundit janë shtuar, çdo ditë po raportohen disa të tilla, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbrëmë, cak ka qenë një shtëpi në fshatin Luki i Hasit në Prizren, bëjnë të ditur burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Prizren.

Nga aty hajnat kanë arrit që të vjedhin stoli ari me vlerë të 5 mijë eurove si dhe 500 euro para të gatshme.

Burimet e Gazetës Sinjali gjithashtu bëjnë të ditur se kanë filluar hetimet në lidhje me këtë rast.

/Gazeta Sinjali/