image "Hajn", "legen"/ Përplasja e ashpër në kuvend mes Bashës dhe Kastratit
[wp-story id="814678"]

Politikë

“Hajn”, “legen”/ Përplasja e ashpër në kuvend mes Bashës dhe Kastratit

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha dhe ai i PDK-së, Ardian Kastrati janë përplasur keq mes vete në Kuvendin e Kosovës. Dyshja përdorën fjalor aspak të përshtashëm brenda hapsirës së Kuvendit.

Basha në foltoren e Kuvendit tha se Kastrati po ua qanë hallin mësuesve, por se vetë është “plagjiator”, e “hajn”.

“Deputeti Kastrati ka dalë me ua qa hallin këtu mësuesve, fatkeqsia është se vetë tipi është plagjiator. Paramendo me dalë me folë dikush për hajni, në hajni s’mujnë me i thanë hajn, i thonë plagjiator. Paramendo kur vjedh në shkronja, ka bon tipi. I vjedh idetë e tjerve, i shet si të vetat”, tha ai.

Debati më pas vazhdoi nga ulëset e tyre, ku Basha dëgjohet duke i thënë “hajn”.

Më pas, Kastrati dëgjohet duke i thënë “legen”, kurse Basha ia kthen “dëgjoje mësuesin, mso najsen. Legen je ti që ke vjedhë, jo unë”.

Kastrati sërish i përgjigjet, duke i thënë “amebë”.

Deputeti i PDK-së, ka bërë edhe disa gjeste të tjera ndaj deputetit Basha, i cili sërish i drejtohet, duke i thënë “unë nuk kam vjedhë kurrë”.

/GazetaSinjali/