image Basha: Kanë mbetë pa tenderë, pa terminale, pushteti nuk merret me zor

Politikë

Basha: Kanë mbetë pa tenderë, pa terminale, pushteti nuk merret me zor

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha e ka quajtur mjerim dhunën e ndodhur në Kuvend ndërmjet deputetëve të pozitës e opozitës.

Sipas tij, opozita po dëshiron që me dhunë ta marrë pushtetin, ngase ka humbur gjithçka përfshirë edhe tenderët.

“Kanë mbetë pa tenderë, pa terminale, kanë mbetë, s’po kanë zarfe me i ushqy disa njerëz që i kanë mbajtë deri dje dhe rrjedhimisht dojnë ta marrin pushtetin me zor. Kjo nuk behet, Republika Parlamentare Demokratike votohet, është votu për katër vjet e ardhshme, sovrani e ka dhanë verdiktin e vet, kështu që i kemi edhe dy vite te tjera, pushteti nuk merret me zor edhe po besoj thellë që i kane pa sondazhet qe janë për toke, po munohen mu ngrit përmes dhunës dhe kjo s’arrihet asnjëherë”, ka deklaruar Basha.

/GazetaSinjali/