image Deklaratat rreth Asociacionit, Basha e quan "amater" Abdixhikun: Ka logjikë të njëjtë si të Isa Mustafës

Politikë

Deklaratat rreth Asociacionit, Basha e quan “amater” Abdixhikun: Ka logjikë të njëjtë si të Isa Mustafës

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra së fundi rreth Asociacionit nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se procesi duhet të përfundojë dhe të përbyllet procesi i dialogut.

Basha e ka quajtur amater në politikë Abdixhikun.

“Qe çka do me thanë me kanë amater n’politikë”, ka shkruar fillimisht ai.

Më tej, Basha ka thënë se Abdixhiku po vazhdon me “logjikë të njejtë si të Isa Mustafës”.

“Ky beson që veç Asociacionin edhe Serbia knaqet edhe krejt punët rregullohen, dhe fatkeqësia është që ky është ndryshimi në LDK, komplet t’njejtën logjikë t’Isa Mustafës”, përfundon shkrimi i Bashës.

/GazetaSinjali/