Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, ku ky i fundit tha se i emëruari si zv/ministër Radoica Radomiroviq nuk ka qenë pjesëmarrës në luftë, ani pse ai e kishte pranuar se ka qenë pjesë e ushtrisë jugosllave në luftën në Kosovë.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo mendësi për t’i amnistu kriminelët serbë është tentativë për ta ndryshuar historinë.
Ai tutje ka thënë se Qeveria Kurti dhe LVV-ja vjellin vrerë ndaj veteranëve të UÇK-së, duke i përbuzur dhe etiketuar “mercenar”.
Postimi i plotë: