Florent Hadergjonaj pritet të rikthehet në Super Ligën turke, pas tetë muajve huazim, shkruan Sinjali Sportiv.
Mbrojtësi i Kosovës ishte i huazuar te Kasimpasa nga Huddersfield nga janari, kurse klubi nga Stambolli do ta rikthejë përsëri atë.
Sipas Ajansspor, Kasimpasa ka fituar garën për të nënshkruar me mbrojtësin kosovar.
26-vjeçari gjatë ditës së sotme pritet të udhëtojë drejt Stambollit për të nënshkruar kontratën, pasi që marrëveshja mes dy klubeve është arritur, por ende nuk janë zbuluar detajet financiare.
Ai pas huazimit te Kasimpasa nga janari zhvilloi 18 ndeshje me klubin nga Stambolli, ku bëri paraqitje mjaftë të mira.
Lojtari i Kosovës u kërkua edhe nga skuadrat tjera turke si Fenerbahce e Besiktas, por në fund duket se e ka bindur oferta më e mirë e bardhekaltërve të Kasimpasas.
Kasimpasa është klubi i katërt në karrierë për Hadergjonajn, pasi më parë ai ka luajtur edhe për Young Boys Bern, Ingolstadt e Huddersfield. /Sinjali Sportiv/