image Habit Olta: Mund ta fitoj Big Brother edhe pse jam jashtë

Bota e Yjeve

Habit Olta: Mund ta fitoj Big Brother edhe pse jam jashtë

news image

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka qenë ndër banorët me kryesorë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

Ish-banorja vendosi që ta lërë garën në gjysmë dhe të largohet për t’iu përkushtuar djalit të saj.

Por gjithsesi, Olta përmendet shpesh nga banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe kjo është ironizuar nga aktorja.

Me ironi aktorja ka shkruar se ka filluar të mendojë se do e fitojë “Big Brother VIP” edhe pse është jashtë shtëpisë.

“Realisht po mendoj që mund ta fitoj BBVIP edhe pse jam jashtë. Kaq shumë sa po me përmendin jam e bindur që në finale do kem shanset e mia.:)))”, shkruan Olta në rrjetet sociale.

/GazetaSinjali/