image Haaland pas kalimit te City: Kam qenë tifoz i këtij klubi gjatë gjithë jetës time

Futboll

Haaland pas kalimit te City: Kam qenë tifoz i këtij klubi gjatë gjithë jetës time

news image

Manchester City ka zyrtarizuar blerjen më të re, Erling Haaland nga Dortmund.

Marrëveshja ishte arritur një muaj më parë, kur klubi anglez vendosi që ta aktivizojë klauzolën e norvegjezit për 60 milionë euro.

“Qytetarët” vendosën që pas një muaji pasi ishte arritur marrëveshja, sot të prezantojnë norvegjezin me fanellën e klubit, pikërisht në ditën e njëjtë kur babi i Erling, Alfie Haaland ishte transferuar tek Man City në vitin 2000.

Pas zyrtarizimit, Haaland është deklaruar për këtë lëvizje, i cili thekson se kjo është një lëvizje e shkëlqyer e tij.

“Man City, lëvizje e shkëlqyer për mua. Unë jam krenar. Ka kaq shumë lojtarë të klasit botëror në këtë skuadër dhe Guardiola është një nga menaxherët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, kështu që besoj se jam në vendin e duhur për të përmbushur ambiciet e mia. Dua të shënoj gola, të fitoj trofe dhe të përmirësohem”, është shprehur ai.

I pyetur për vendimin e tij për t’iu bashkuar Man Cityt, ai shtoi: “Kam lindur në Angli, kështu që kam qenë tifoz i Man City gjatë gjithë jetës time, di shumë për klubin.

Këtu ndihem pak si në shtëpinë time. Kam qenë në shumë ndeshje të Cityt. Gjithashtu mendoj se mund të zhvillohem dhe të marr më të mirën nga loja ime në City”, ka deklaruar Haaland.

/GazetaSinjaliSport/