Erling Haaland nuk po ndalet së shënuari gola në sezonin e tij debutues në Premier League me Man Cityn.
Norvegjezi zgjeroi numrat e tij të golave duke shënuar edhe në sfidën e sotme që Man City është duke e zhvilluar ndaj Wolves.
Pasi Jack Grealish hapi sfidën që në minutën e parë, kampionët gjetën edhe golin e dytë me anë të Erling Haaland duke realizuar me këmbën e “dobët” të tij, në minutën e 16-të.
Me këtë gol të shënuar, Erling Haaland tani ka vendosur një rekord të ri në Premier League, duke u bërë lojtari i parë që shënon gol në secilën nga katër ndeshjet e tij të para si mysafir në Premier League, raporton Squawka, përcjell Sinjali Sport.
Ky është goli i 11-të i 22-vjeçarit në Premier League deri më tani.