Erling Haaland me shumë gjasë do të veshë fanellën e Manchester City.
“DailyMail” raporton se drejtuesit e klubit anglez i kanë biseduar edhe kushtet personale të lojtarit.
Detaji tjetër që zbulohet edhe se City do të paguajë 63 milionë sterlina për klauzolën e lirimit, si dhe një pagesë për nënshkrimin dhe komision për agjentin Raiola.
E gjithë fatura do të kapë shifrën e 100 milionë sterlinave, e përballueshme për Manchester City, që rivalin kryesor për transferimin e Haaland ka spanjollët e Real Madrid.