image Haaland i pandalshëm me Dortmundin – për 25 minuta shënon dy gola

Futboll

Sport/ Haaland i pandalshëm me Dortmundin – për 25 minuta shënon dy gola

news image

Dortmund e ka mposhtur 5-1 skuadrën e FC Köln.

Borussia Dortmund ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2020, ashtu si talenti i transferuar ditë më parë, Erling Haaland.

Ai ka shënuar sërish dy gola në fitoren 5-1 të Dortmundit kundër Koln, duke quar në 5 numrin e golave në vetëm dy paraqitje në Bundesliga.

Haaland hyri në lojë në pjesën e dytë, shënoi në minutat 77’ dhe 87’, derisa golat tjerë i shënuan Raphael Guerreiro, Marco Reus, Jadon Sancho.