Erling Haaland pritet të kalojë tek skuadra angleze e Manchester Cityt këtë verë.
Mediumet anlgeze raportojnë se norvegjezi tashmë ka arritur marrëveshje me kushtet personale, teksa klubi anglez po përgatitet ta aktivizojë klauzolën e largimit, transmeton Sinjali Sport.
Nga kushtet personale të dakorduara siç raporton Daily Mail, thuhet se Haaland do të jetë lojtari më i paguar në histori të Premier Ligës.
21-vjeçari pritet të përfitojë rreth 500 mijë funte në javë.
Nga kjo pagë, ai do të përfitonte 50 euro në minutë, afër 3 mijë eurove në orë e mbi 71 mijë euro në ditë.